MAX MAVRUD

Rreth nesh

vreshtat tona

Traditë ndër dekada

Vreshtat e kantinës janë kultivuar në terren malor në lartësinë 780 metra mbi nivelin e detit me orientim nga jugu ku rrezet e diellit e rrahin nga lindja e deri në perëndim. Terreni është gëlqeror me pH 7.2.

Kantina disponon 16 hektarë vreshta me tendenca në rritje nga viti në vit të sipërfaqes së vreshtave me kultivarë të llojeve: Mavrud, Merlot, Pinot Noir, Debine e Bardhë, Debinë e Zezë dhe Perla.

01

Koncepti

Në kantinën Max Mavrud, ne besojmë se vera është më shumë se një produkt – është një histori e pasionit, përkushtimit dhe respektit për natyrën. Ne prodhojmë verëra që pasqyrojnë kulturën dhe traditën e rajonit tonë, duke ofruar një shije autentike që mbetet gjatë në kujtesën tuaj.

02

Teknika

Për të siguruar cilësinë e çdo shisheje, ne përdorim një përzierje të metodave tradicionale dhe teknologjive moderne. Ne tregojmë kujdes të veçantë për vreshtat tona, proceset e fermentimit dhe ato të shpërndarjes për të sjellë verëra të pasura në shije të përshtatshme për çdo shije.

 

03

Qëndrueshmëria

Ne jemi të angazhuar për ruajtjen e mjedisit dhe praktikave të qëndrueshme. Kantina jonë ndjek praktika të gjelbra që përfshijnë përdorimin e energjisë së rinovueshme, menaxhimin efikas të ujit dhe mbështetje të bujqësisë ekologjike për të siguruar qëndrueshmëri dhe respekt për natyrën në çdo hap të procesit të prodhimit të verës.

Vreshtat Tona

Shijoni bujarinë e natyrës shqiptare

PROVO

Debinë e Bardhë

PROVO

Trio 3

PROVO

Rosé

Njihu me Ne

Familja e Kantinës Max Mavrud, me origjinë të vjetër nga kjo zonë, vendosi të investojë për t’i dhënë edhe njëherë zonës së Leskovikut një identitet që e bënte të njihej ndërkombëtarisht për prodhimin e verës.

Dashuria për këtë tokë na frymëzoi të rikthejmë traditën e vjetër të verës. Çdo rrush i mbjellë këtu tregon një histori—të Leskovikut, të familjes sonë dhe të pasionit për verën.

Maksim & Diana Fejzulla