MAX MAVRUD

MIRËSEVINI NË KANTINËN

MAX MAVRUD

NJE PËRVOJË UNIKE

Çfarë na dallon në tregun e verës?

Vreshtat e kantinës janë kultivuar në terren malor në lartësinë 780 metra mbi nivelin e detit me orientim nga jugu ku rrezet e diellit e rrahin nga lindja e deri në perëndim. Terreni është gëlqeror me pH 7.2.

Kantina disponon 16 hektarë vreshta me tendenca në rritje nga viti në vit të sipërfaqes së vreshtave me kultivarë të llojeve: Mavrud, Merlot, Pinot Noir, Debine e Bardhë, Debinë e Zezë dhe Perla.

Shijoni bujarinë e natyrës shqiptare

Zbuloni

Produktet Tona

SHUMËLLOJSHMERIA E VARIETEVE TONA NGA ZONA E LESKOVIKUT

2021

Trio3

Karakteristikat e shijes

Verë e kuqe nga një kombinim i kultivarëve 50% Mavrud, 20% Syrah dhe 30% Merlot. Vera shfaqet me ngjyrë të kuqe rubin të dendur. Aromat shprehen të zgjatura, intensive dhe komplekse, ku spikasin lulet e kuqe dhe vjollcë, frutat me lëkurë të kuqe, frutat e zeza të pyllit, erëzat, speci, barishtet etj. Vera është barrikuar për 4 muaj në lis Francez dhe Hungarez. Shprehet me një shije të zgjatur, të ngrohtë, të thatë, intensive, tanike dhe harmonike.

Kombinime ushqimore

Këshillohet të shoqërohet me sallam të stazhonuar dhe krudo, mishin e furrës dhe të zgarës. Temperatura ideale për konsum duhet të jetë 18-20 °C.

2023

Debinë e Bardhë

Karakteristikat e shijes

Debina e Bardhë është kultivar autokton i rajonit të Leskovikut, i kultivuar në fshatin Leskovik, në lartesinë 750m mbi nivelin e detit. Vera është e bardhë në ngjyrë kashte, në reflekse të lehta të gjelbërta, ku shprehen frutat me ngjyrë të verdhë dhe lulet e agrumeve. Shija shprehet e thatë, e ngrohtë, e freskët, e zgjatur, e larmishme, harmonike, elegante dhe fine. Temperature ideale e servirjes është 10-11 °C. 

Kombinime ushqimore

Shoqërohet më së miri me frutat e detit, pastat, miks djathëra dhe mishin e bardhë.

2023

Rosé

Karakteristikat e shijes

Vera Rozé prodhohet nga rrushi i kuq, nga një kombinim kultivarësh autoktonë dhe ndërkombëtarë, në rajonin e Leskovikut, në fshatin Leçe, 750m mbi nivelin e detit. Vera ka një ngjyrë rozë gërshizë, brilante, të fresket, ku dallohen lulet dhe frutat me lekurë të verdhë dhe të kuqe. Vera shprehet elegante, fine, harmonike, e shijshme, e zgjatur dhe komplekse. Temperatura ideale e servirjes është 12-13°C.

Kombinime ushqimore

Këshillohet të shoqërohet me pasta, miks djathërash, fruta deti, mish të bardhë dhe mishin e shpendëve të egra.

Mësoni më tepër rreth nesh

Vreshtat tona

Vreshtat e kantinës Max Mavrud janë të mbjella me një larmi kultivarësh, të cilat zgjerohen nga viti në vit.

Aktualisht kantina disponon 4 hektarë me Mavrud, Merlot dhe Pinot i Zi, të cilët janë për prodhimtarinë e verës së kuqe dhe 2 hektarë me Debinë të Bardhë, Debinë e Zezë dhe Perla janë për prodhimtarinë e rakisë.

Në peridhën e pjekurisë optimale rrushi arrin mesatarisht 23% Brix sheqer dhe e shprehur në alkool mesatarisht 13.5% në volum.

Historik

Kultivarët Mavrud, Merlot dhe Pinot janë kultivuar gjatë regjimit komunist në vitet 1980 në zonën e Leskovikut deri në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit dhe i kanë rezistuar shumë mirë klimës duke dhënë rezultate shumë të mira. 

Gjatë viteve 1990 me rrëzimin e diktaturës shumë vreshta në Leskovik dhe mbarë Shqipërinë u shkatërruan.

Familja e Kantinës Max Mavrud, me origjinë të vjetër nga kjo zonë, vendosi të investojë për t’i dhënë edhe njëherë zonës së Leskovikut një identitet që e bënte të njihej ndërkombëtarisht për prodhimin me cilësi të lartë duke zgjedhur pikërisht këto varietete autoktone si Debinë e Bardhë dhe e Zezë dhe në kultivarë ndërkombëtarë pasi këto kultivarë kishin lënë gjurmë në historinë e zonës së Leskovikut.